Armë, para dhe municione luftarake: Çfarë iu gjet autorëve të Tushemishtit

Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar për atentatin në Tushemisht dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët që u janë gjetur personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i pjesëve të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

Policia thekson se në këtë operacion janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Ndërkohë si rezultat i hetimeve në lidhje me të shtënat me armë të ndodhur në Tushemisht ku shenjestër ka qenë djali i pronarit të hotelit është bërë i mundur arrestimi i Meardi Berberi, 34 vjeç, Anterio Kaloshi, 29 vjeç dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Shtetasi Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi (i ndaluar), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij./abcneës.al


Shtuar 14.08.2020 08:34