Mbrwmjen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se Veliu është takuar me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë ku është shprehur se sfida më e madhe është lufta ndaj kriminalitetit në këtë qytet, ndërsa takimi është mbajtur me dyer të mbyllura.
Gjatw takimit wshtw prezantuar nga kreu i policisë edhe emri i ri i shefit të qarkullimit që është Artur Sinorukaj i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Adriatik Hutin.
Takimi është mbajtur në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.