Apeli i farmacistes: Mjaft përdorët maska, mund të favorizojnë viruse të tjerë!

Frika nga marrja e koronavirusit ka bërë qytetarët në Shqipëri të përdorin maska. Kjo shihet shpesh edhe në rrugët e kryeqytetit, në urbane apo dhe në ambjente të tjera.

Në lidhje Skype nga qyteti i Korçës me studion e ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, farmacistja Elda Zalavani tregoi se përdorimi i maskave dhe dezinfektuesëve janë masat e fundit që duhen marrë për t’u mbrojtur nga coronavirusi.

Ajo sqaroi se përdorimi i maskave nga persona që nuk janë të infektuar është i panevojshëm, madje shtoi se mund të

favorizojë thithjen e viruseve për shkak të lagështirës që krijon përdorimi i tyre.

Me përgjegjësi të plotë, ajo deklaroi se maskat duhet të mbahen vetëm nga personat që janë prekur nga virusi, si edhe nga stafi mjekësor që është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët e infektuar./TCH


Shtuar 27.02.2020 18:33