Ambasadori i Spanjës s’ia lë mangët Ramës: Më vjen keq, s’është vendi im ky (FOTO LAJM)

Videoja e rremë e postuar nga Rama në Facebook në lidhje me pamjet e pretenduara në Spanjë ka bërë xhiron e mediave në vend dhe jashtë vendit.

Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konkrektisht në videon ku efektivët dhunonin njerëzit që u publikua nga Rama si e nodhur në Spanjë, por që ishte e rremë.

Ambasadori shkruan se Spanja është dakort që duhen marrë masa për mbajtje enjerëzve brenda në shtëpi, por shton se ato pamje nuk ajnë nga vendi i tij.

“Megjithëse Ambasada e Spanjës është krejtësisht dakort me rekomandimet e Kryeministrit mbi nevojat e respektimit të masave kufizuese për të mirën e shëndetit të të gjithëve, më vjen shumë keq që janë shpërndarë disa imazhe që nuk kanë të bëjnë fare me Spanjën. Vicente Canelles, Ambasadori i Spanjës,”- shkruhet në koment, të cilin Rama nuk e ka fshirë por as nuk është përgjgjur.


Shtuar 21.03.2020 22:46