Alketa Vejsiu flet shqip në zemër të Sanremos (FOTO&VIDEO)

Alketa Vejsiu ka “pushtuar” skenën e madhe të Sanremos.

Për herë të parë një prezantuese shqiptare shkel në skenën e Ariston.

Alketa e veshur me rozë ka mrekulluar të gjithë, kur ka zbritur shkallët e festivalit të 70’ të muzikës italiane.

Alketa, nuk e fshehu emocionin teksa zbriste shkallët e teatrit të famshme “Ariston” duke e konsideruar këtë pjesëmarrje një triumf për karrierën e saj profesionale, ndërsa zgjodhi një moment të veçantë gjatë prezantimit për të përshëndentur në shqip të gjithë bashkëkombasit e saj.

“I dua shumë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri”, u shpreh ajo duke bërë që “Sanremo” të flasë shqip për pak sekonda.

Prezantuesja shqiptare do të jetë në këtë natë të tretë krah të madhit Amadeus dhe partneres së Ronaldos, Georgina Rodríguez. /albeu.com/


Shtuar 6.02.2020 22:01