Kryetarja e “Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë”, Elona Haubrich dha të dhëna për numrin e mjekëve që janë larguar drejt Gjermanisë. Ndonëse është më i lartë numri i infermierëve, edhe ai i mjekëve duket shqetësues, për faktin se shumica prej tyre janë të rinj në moshë.
Ajo tregoi se nga viti 2011 e deri tani janë larguar 500 mjekë nga Shqipëria.
Kjo shifër është në rritje, sipas Haubrich, e cila shtoi për “Kapital” se Gjermania po përfiton nga ky rast për t’i shfrytëzuar shqiptarët që emigrojnë.
“Gjermania nuk na kërkon ne, kërkon thjesht njerëz të thjeshtë, punëtorë të thjeshtë për spitale”.
“Nuk është aq e bukur saç tingëllon që Gjermania po kërkon punëtorë, por ajo thjesht po shfrytëzon dhe vendet që e pësojnë janë ato të varfrat”.
Sipas Elona Haubrich, “500 mjekë janë nga viti 2011 e deri tani të larguar. Numri është tepër i lartë dhe është në rritje, përgjithësisht se shumë prej tyre janë mjekë të rinj”.
“Nuk është qëllimi që ne të bëjmë fajtor dikë, por dua të theksoj që ne të bëhemi shembull për Shqipërinë. Ne sakrifikuam jetën tonë, kur prezantohesh si shqiptare, Gjermania të shikon me një sy tjetër. Ne po e vuajmë tmerrësisht, por nga kjo e keqe duam që të bëhemi shembull për të tjerët”, theksoi Elona Haubrich.