Në një kohë kur bota është në alarm, Ilir Meta tha se Shqipëria është seriozisht e ekspozuar ndaj kronavirusit dhe duhet të marrë masa për ta parandaluar.
Ndryshe nga sa deklaroi pak orë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, që thanë se vendi ynë është ende në shkallën rreziku të ulët, Presidenti i bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të tregojnë kujdes maksimal.
“Mendoj se është koha për të marrë masat më të forta. Shqipëria ka eksperiencë në raste të tilla, siç është parandalimi i SARS-it”, tha Presidenti në një prononcim për mediat.
“Mendoj se rastet në Itali dhe ndoshta një rast në një vend tjetër fqinj, e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht depërtimin e këtij virusi në vendin tonë. i kemi të gjitha mundësitë, në rast se të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjësi maksimale”, tha Meta. /albeu.com/