Alarmante! Shkon në 8 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Situata nga koronavirusi në Itali duket emergjente. Në pak orë ka ndërruar jetë edhe një tjetër shtetas duke e cuar në 8 numrin e viktimave.

Viktima e radhës në Itali është një 62 vjeçar, i cili vdiq në spitalin Como ndërsa mësohet se vuante më parë nga probleme shëndetësore dhe kishte nevojë për një seri trajtimesh, përfshirë dializën.

Të Dielën, gjendja e tij u përkeqësua sa detyruoi profesionistët e shëndetit ta transferojnë atë nga departamenti i sëmundjeve infektive në kujdesin intensiv. Vdekja ndodhi të hënën pasdite.

Bilanci i njerëzve që humbën jetën sipas mediave italiane pas kontraktimit të virusit përkeqësohet. Këta të gjithë janë njerëz të moshuar me kushte shëndetësore tashmë të kompromentuara.


Shtuar 24.02.2020 20:33