Alarmante! 4997 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, kaq u zbuluan vetëm sot

117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4997.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën. 2 prej tyre pa sëmundje shoqëruese: një 84 vjeçar nga Shkodra, një 57 vjeçar nga Tirana.

Dhe 3 të tjerë pa sëmundje shoqëruese: 82 vjeçar dhe një 78 vjeçare, nga Tirana. Të 4 viktimat ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

123 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 22 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Fier, nga 8 raste në Kukës, Has, nga 7 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 5 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë,3 Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 26745, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4880 të infektuar,

– 144 viktima;

– 2745 të shëruar,

– 1991 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 27 korrik sipas qarqeve është:

Tiranë, 1082 pacientë aktivë,
Durrës, 230 pacientë aktiv,
Shkodër, 198 pacientë aktivë,
Vlorë, 100 pacientë aktivë,
Fier, 72 pacientë aktivë,
Lezhë, 83 pacientë aktivë,
Korçë, 67 pacientë aktivë,
Kukës, 44 pacientë aktivë,
Elbasan, 48 pacientë aktivë,
Berat, 29 pacientë aktivë;
Gjirokastër, 21 pacientë aktivë,
Dibër, 17 pacientë aktiv.


Shtuar 28.07.2020 14:09