Alarm nga burgu i Peqinit, vetëm sot 10 punonjës të infektuar me COVID-19

Ka shpërthyer në mënyrë të frikshme COVID-19 në burgun e Peqinit.

10 punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që pjesa tjetër e personelit është karantinuar.

Për shkak se shumë punonjës të burgut kanë rezultuar pozitiv është shtuar frika edhë në radhët e të burgosurve.

Sakaq kujtojmë se sot në vendin tonë kanë rezultuar 155 persona pozitiv me Covid-19, ndërkohë që dy persona kanë ndërruar jetë.


Shtuar 18.08.2020 15:42