Alarm i rremë, çfarë u gjet brenda çantës së dyshimtë pranë ambasadës ruse

Dyshimet për cantën pranë ambasadës ruse kanë qenë të rreme.

Kjo pasi brenda çantës kishte vetëm rroba trupi, të cilat mesa duket janë harruar aty nga dikush.

Policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 5.06.2020 13:40