Akuzat e PD-së për Anti-KÇK, reagon Rama

PAs akuzave të Partisë Demokratike për paketën anti-KCK, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama thotë se nuk ka asnjë surprizë që PD vë në diskutim kushtetueshmërinë e kësaj pakete ligjore.

REAGIMI I PLOTE

PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre!

Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij /albeu.com/


Shtuar 3.02.2020 14:07