Aktorja shqiptare, Olta Gixhari po jeton ditët në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi por në një reagim në rrjetet sociale tregon se e ka marrë malli për pak jug Shqipërie.
“Ohhh vdiqa për pak jug Shqipërie. Po ju ku do të donit të ishit sot me këtë Diell?”- shkroi Olta në postimin e publikuar para pak ditësh.
Komentin, Olta e shoqëron edhe me një foto, ku shfaqet në bregdetin e jugut, duke shijuar rrezet e Diellit si dhe duke lexuar.
Ndërkaq në një tjetër postim publikuar gjatë 24 orëve të fundit Olta shkruan duke dhënë kurajo:
”Do të doja të kisha krahë shuuuumë të mëdhenj që të mund t’ju përqafoja fort të gjithëve. Edhe pak na ka mbetur FORCA JU DUA”, shkruan ajo.