Aktori i njohur, Neritan Liçaj është një prej artistëve që ka shprehur kundërshtinë e tij për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.
Në përfundim të takimit që një grup artistësh zhvilluan sot me kryedemokratin Lulzim Basha, Liçaj paralajmëron reagim të fortë kundër këtij vendimi.
Aktori shpërtheu me deklarata kundër Ramës, duke e quajtur të rraskapitur.
“Kisha një mesazh për kryeministrin e rraskapitur. Teatri është tempulli i fjalës së lirë, tempulli i mendimit qytetar, intelektualit, i besimit fetar, i besimit politik, është flamuri kuqezi, është ndjenja kombëtare.
Kur ai zotëria atje mendon se mund të luajë me dy flamuj kuqezi se janë dy teatro kombëtarë, ai luan me ekzistencën e kombit tonë dhe ekzistenca e kombit tonë o i rraskapituri i Surrelit varet nga ne dhe ai atje lart.
Por ti po e çon në personale, atëherë bujrum të përplasemi, ose ti, ose ne. Të jesh i bindur që nuk do të fitosh. Nuk keni parë gjë akoma”, tha aktori.