Aktorëve nuk iu dha kohë të merrnin as veshjet, Veliaj ”lë në këmbë” zyrat e bashkisë

Mëngjesi i 17 majit, do na sjellë gjithmonë në mendje shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa gjithë populli ishte në gjumë.

Një veprim ky, që u dënua dhe u duk jashtë normave evropiane dhe nga ndërkombëtarët, për tu pasuar me protesta nga mbrojtësit e teatrit si dhe opozita.

Por me gjithë nxitimin e Bashkisë së Tiranës për të shembur Tetarin Kombëtar në orën 4:30 të mëngjesit, ende nuk është bërë shembja e plotë e godinave në kompleksin.

Në një pjesë të Teatri Eksperimental ishin vendosur zyrat e Dekorit të Bashkisë së Tiranës, të cilat nuk janë shembur ende.

Atyre u është dhënë kohë që të heqin materialet dhe pajisjet, ndryshe nga çfarë ndodhi me Teatrin ku aktorët nuk patën mundësi të merrenin as sendet e tyre personale.

Ndërkohë në rrënojat e teatrit vazhdon largimi i inerteve, teksa zona vijon të mbetet e rrethuar nga efektivë policie./albeu.com/


Shtuar 19.05.2020 08:31