Aksion si në filma, policia kap shqiptarin 30 kg kokainë

Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pas një ndjekje si në filma.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, 32 vjeç, i është kapur 30 kilogram kokainë.

“NotieziediPrato” raporton se operacioni u krye në Prato, ndërsa shqiptari refuzoi t’i ndalonte Karabinierëve duke bërë që ata t’i qëllonin me armë në gomat e makinës.

“I riu, me kombësi shqiptare, po udhëtonte me një Passat. Pasi u ndalia, kur i kërkuan të hapte bagazhin, aktivizoi kontrollin automatik të rindezjes së makinës dhe u nis me shpejtësi të madhe.

Kështu filloi ndjekja gjatë së cilës i arratisuri tentoi disa herë të hidhej nga makina, por pas fat, pasi një polic qëlloi një gomë të makinës dhe e bllokoi atë.

Ai gjithashtu u përpoq të shpëtonte duke vrapuar në parkingun nëntokësor të një supermarketi, ku aty u arrestua përfundimisht”, shkruan media italiane. /albeu.com/


Shtuar 11.05.2020 14:32