Aksion në Librazhd, zbulohet parcela e madhe me hashash

Një aksion policie ka ndodhur në njësinë Administrative Steblevë të Bashkisë Librazhd, ku jan asgjesuar disa bimë narkotike në fshatin Prodan.

Bimët narkotike janë zbuluar gjatë një kontrolli nga ajri të punonjësve të Policisë në vendin e quajtur “Përroi i Prodanit”.

Nuk bëhet me dije sasia e lëndëve që janë gjetur në këtë vend dhe nëse ka persona të shóqëruar por pólicia po vazhdon kréhjen e zonës.

Para një muaj në fshatin Mirakë, Njësia AdministrativePolis,u asgjésuan 2700 rrënjë kanabis dhe para një viti u zbùlua një sasi e madhe léndësh nárkotike gjë e cila u shoqérua me ndjékje pénale të disa prej punonjësve dhe drejtues të Kómisariatit të Librazhdit.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ana e Pólicisë për óperacionin e sotëm, duke qenë se është ende në zhvillim dhe në minutat në vijim pritet të ketë më tepër detaje.


Shtuar 27.08.2020 14:35