Pas një aksioni të Policisë së Korçës, shoqërohet në komisariat një person, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, për vjedhjen e disa banesave.
Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Bernard Qelemeni, kurse Mateo Aliko i ka ikur patrullës.
Aliko është shpallur në kërkim, pasi në qendër të Korçës ai i është larguar në rrethana të paqarta patrullës së policisë.
Brenard Qelemeni, 35-vjeçari i arrestuar, dyshohet si autori i disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, me anë të kanosjes.
Ai u arrestua sot brenda në banesë.