Aksidentoi të miturin, përfundon në pranga 21 vjeçari në Berat

Një 21-vjeçar nga Berati ka përfunduar në pranga pasi ka aksidentuar një të mitur.

Drejtuesi, i identifikuar me inicialet A.B., ishte duke drejtuar mjetin e tij në qendër të Urës Vajgurore kur aksidentoi të miturin L.K.

I plagosur u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën teksa po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /albeu.com/


Shtuar 23.02.2020 08:39