Një 11 vjeçar ka përfunduar në spitalin e Traumës pasi u aksidentua paraditen e sotme në qytetin e Kukësit.
Drejtuesi i mjetit me iniciale A.H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.
“Në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës,” u njoftua më herët.
Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, per veprime të mëtejshme proçeduriale.