Një aksident në punë ka ndodhur në një rrugë në Tepelenë.
Sipas informacioneve të policisë, ai është 32-vjeçari me inicialet A.K, banues në Korçë.
Menjëherë është bërë transportimi i tij në Spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur për në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Ai ishte i punësuar në një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.
Janë të paqarta shkaqet e ngjarjes, për të cilën ka nisur edhe një hetim.