Aksidentohen dy automjete, njëra përfundon në kanal, shoferi në spital

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin liqenor të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Çifligut ku dy makina u përlasën dhe një prej tyre përfundoi në kanal.

Nga të dhënat e para mësohet se i lënduar nga aksidenti ka mbetur vetëm shoferi i automjetit i cili përfundoi në kanal.

Menjëherë pas aksidentit I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore, ku raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.


Shtuar 11.01.2020 20:29