Aksidenti për pak u kthye në tragjedi, fugonit të policisë i mbeti bombola e gazit në rrota

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i furgonit të Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, i cili kishte brenda 3 të burgosur dhe për pasojë u lëndua një polic.

Në afërsi të fshatit Qesarat, në aksin rrugor Tepelenë -Mallakastër, një autoveturë i ka dalë përpara furgonit, e ky i fundit ka dalë nga rruga duke hyrë brenda një byrektoreje ku kishte dy bombola gazi.

Njëra prej bombolave të gazit përfundoi duke ngecur poshtë makinës, tjetra u godit nga furgoni por fatmirësisht pa shpërthyer.

Polici i lënduar u shoqërua në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa policia në vendngjarja ka nisur hetimet. /albeu.com/


Shtuar 17.02.2020 11:18