Aksidenti ndan çiftin shkodran: Humb jetën gruaja, plagoset bashkëshorti

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku ka mbetur e vdekur një grua dhe i plagosur bashkëshorti i saj.

Mësohet se burrë e grua janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë gruaja, Hatixhe Delaj ka humbur jetën ndërsa i plagosur mbeti bashkëshorti i saj, Emirjan Delaj.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, Emirjan Delaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë të parkuar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 21.09.2020 11:24