Aksident tragjik, përplaset për vdekje i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku është përplasur për vdekje një i moshuar.

Mësohet se një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Vijojnë hetimet në lidhje me rastin, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga ana e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.08.2020, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.08.2020 06:32