Aksident në Kamëz, makina përplas 10-vjeçarin dhe largohet me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ditën e sotme.

Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është aksidentuar nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet M.H., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 26.06.2020 17:18