Aksident tragjik! Golfi del nga rruga, 1 viktimë e dy të plagosur

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë, thotë policia.

Mjeti tip “Golf” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një person, që për momentin është i paidentifikuar.

Nga aksidenti janë plagosur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë, të cilët janë dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 12.08.2020 13:14