Aksident tek Kuvendi, makina përplas biçikletën dhe ia mbath

Njw aksident i rwndw ka ndodhur pasditen e sotme nw Tiranw pranw Kryesisw sw Kuvendit.

Mwsohet se njw makinw ka pwrplasur njw person që po drejtonte një biçikletë dhe ia ka mbathur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë.

I plagosuri mbeti në rrugë për shkak të plagëve të marra dhe i erdhën në ndihmë kalimtarë të rastit së bashku me policinë.

Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca që po i jep ndihmë mjekësore të lènduarit.

Është i paqartë identiteti i tij, ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Shtuar 3.07.2020 17:25