Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku si pasojë është plagosur një grua bashkë me foshnjën e saj.
J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M. dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar nëna dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.05.2020, rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, , mjeti me drejtues shtetasin J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.