Aksident në Tiranë, përfundon në spital 27 vjeçari

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 27 vjeçar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 28.05.2020, rreth orës 22:15, në rrugën “Perlat Rexhepi”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 28.05.2020 20:44