Aksident në Tiranë, pas përplasjes dy shoferët përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Muhedin Llagami”.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy makina dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetëve shtetasit K.K dhe L.B.

Ata janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 26.06.2020, rreth orës 19:46, në rrugën “Muhedin Llagami”, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit K.K., L.B., dhe B.D. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtues mjetesh shtetasit K.K dhe L.B., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndersa drejtuesi i mjetit B.D., ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 26.06.2020 19:33