Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Shkodër ku si pasojë është plagosur një person.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen Perash të Shkodrës, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i kësaj të fundit.
I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.