Aksident në Shkodër, një person niset në gjendje kritike drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se një person është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Ngjarja është regjistruar në lagjen Xhabije.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit


Shtuar 31.08.2020 21:13