Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Gjirokastër, në Lazarat.
Një fuoristradë tip “Suzuki” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar prej këtij aksidenti.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /albeu.com/
