Aksident në Kuçovë, përplaset për vdekje 40 vjeçari

Një 40 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi në Urën Vajgurore ku një automjet tip Benz përplasi për vdekje shtetasin A.D, 40 vjeç banues në fshatin Tapi të Kuçovës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D duke drejtuar i mjetit e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Shtuar 5.03.2020 21:56