Aksident në Fier, makina merr përpara ambulancën dhe e nxjerr jashtë rruge

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fier.

Një autoambulancë e Spitalit të Fierit është përplasur me një automjet tip “Toyota” dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një kapanon.

Aksidenti automobilistik raportohet se ka ndodhur në aksin Fier-Patos.

Në autoambulancë ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Ndërsa nga ana tjetër, në automjetin tip “Toyota” udhëtonin dy persona të cilët nuk paraqesin probleme shëndetësore.


Shtuar 16.05.2020 18:00