Aksident në Elbasan, makinat përplasën “kokë më kokë” duke plagosur dy shtetas

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Vidhas.

Mësohet se dy makina janë përplasur kokë më kokë në afërsi të paraburgimit.

Raportimi i parë është për dy persona të plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një mjet BMW X 6 dhe një makinë Golf.

Shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.

Ambulanca dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.


Shtuar 2.10.2020 19:52