Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës – Tiranë, ku makina ka dalë jashtë rruge.
Fatmirësisht drejtuesja e mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2020, rreth orës 08:35, në autostradën Durrës – Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen I.V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.