Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Metalurgji, ku një autoambulancë e spitalit Elbasan me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A.M., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volksëagen”, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 7.03.2020 19:13