Aksident i rëndë në Lezhë, dërgohen te Trauma dy të mitur

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites të së enjtes në autostradën Shkodër-Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy fëmijë, përkatësisht 9 dhe 6 vjeç.

Mësohet se fëmijët janë shtruar në spitalin e traumës në Tiranë.

Njëri prej fëmijëve është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën. Automjeti ka qenë tip veturë me targa të Malit të Zi, ku në të udhtonin 4 persona, dy fëmijët së bashku me prindërit e tyre.

Lajmi është konfirmuar nga spitali rajonal i Lezhës, ndërkohë që aksidenti është mbajtur i fshehtë nga ana e policisë.


Shtuar 13.03.2020 10:42