Kompania Air Albania thotë se do të rinisë së shpejti fluturimet e rregullta jashtë vendit.
Nëpërmjet një njoftimi, bëhet me dije se flurimet do të rifillojnë më 22 qershor dhe destinacioni i parë do të jetë Stambolli.
“Më 22 qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë:
Stambolli! Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve”- thuhet në njoftimin e shkurtër
