Ahmetaj i del kundër Ramës: Punëtorët në zezë nuk përfitojnë asgjë!

Ndërsa paketa ekonomike lidhur me situatën koronavirus ka nisur tashmë të aplikohet, duket se një kategori e caktuar qytetarësh janë ende të paqartë nëse janë përfitues të saj, apo për mënyrat se si duhet të veprojnë në këtë situatë.

Koordinatori për situatën e Emergjencës Arben Ahmetaj, shpjegoi ndër të tjera se të gjitha bizneset e lejuara për punë, mund të punojnë edhe pas orës 13:00.

“Policia është shumë e qartë që nuk do të pengojë asnjë biznes të punojë pas orës 13:00, përveç bizneseve specifike që nuk janë të lejuara”, u shpreh Ahmetaj, shkruan opinion.

Ndërsa iu është përgjigjur disa pyetjeve në studion e “Opinion”, Ahmetaj saktësoi gjithashtu se:

Punonjësit në të zezë (pra të pasiguruarit) nuk do të përfitojnë nga paketa e luftës.

Punonjësit sezonalë, që kanë punuar jashtë vendit, por tashmë kufijtë janë mbyllur, mund të shihen tek pagesa e papunësisë, por duhet me pare të regjistrohen si të papunë.

Pagesat e sigurimeve nuk shtyhen.

Kufijtë janë të mbyllur.

Bursat e studentëve do vijojnë të paguhen.

Qeratë e tërmetit do vijojnë të paguhen

Ndërkohë Ahmetaj shpjegoi edhe raportin me bankat, për të cilin ankohen shumë qytetarë, lidhur me mos zbatimin e vendimit për shtyrjen e kësteve të kredisë.

“Qytetari të ankohet në faqen e Bankës së Shqipërisë, ajo ja kalon njësisë monitoruese dhe njësia merret me bankat”, tha Ahmetaj.

Rikujtojmë se kryeministri Rama ka deklaruar se nëse punëtorët në të zezë denoncojnë pronarin do të paguhen me pagën e luftës.


Shtuar 9.04.2020 20:13