Shtatë naftëtarë në Ballsh kanë përfunduar në spital pas përplasjeve me policinë, ditën e sotme, teksa protestonin për pagat e prapambetura.
Gjendja e tyre shëndetësore u rëndua edhe si pasojë e kushteve atmosferike për shkak të temperaturave të larta si dhe e dyndjeve të protetsuesve.
“Sapo të mbarojmë serumin. U ndjemë keq nga spraj i hedhur në fytyre sepse isha shumë afër. Forcat e policisë u shtuan dhe përplasja ishte e herëpashershme.”- shprehen naftëtarët.
Forcat e policisë spërkatën me spraj naftëtarët dhe njëri prej tyre madje u ndje keq dhe ka përfunduar i rrëzuar në tokë.
Prej ditësh tashmë naftëtarët po protestojnë pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura, ku kanë deri në tetë të tila të pa marra ndërkohë që kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri sa të plotësohen kushtet e tyre.