Agim Doçi prek me vargjet për Rikard Ljarjan: Ku t’i çoj lotët?!

Ditën e djeshme aktori i madh shqiptar Rikard Larja ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Pikërisht për këtë, poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi ka folur mes lotësh për shuarjen e aktorit dhe regjisorit të madh Rikard Ljarja.

Ai shprehet se pengu më i madh për të është fakti se sot nuk mund t’i japë lamtumirën mikut të tij si pasojë e situatës së COVID 19.

“Kam jetuar në Shkodër 16 vjet, e pashlyer do mbetet për mua kur në Kukës erdhi si personazh jetësor për të përjetësuar një personazh të thjeshtë atë “Dedën” e famshëm.

Ai ishte një nga rolet më të personalizuar dhe më të realizuar të Rikardit.

Dhimbja më e madhe sot është që nuk shkojmë dot ta përcjellim, t’i hedhim një dorë dhe atij shkodrani që me zemërgjerësinë e tij pati ndihmuar të bëhet aktor edhe një djalosh shkodran Frederik Ndoci. Kanë aktruar bashkë”,- tha ai.

Vargjet e thurura për të ishin: “Ne ishim shok Rikard i shtrenjtë, sa shpejt që ike o njeri, kujtesa jonë të ka të shenjtë tyyll i ndezur me dashuri.

Do ikin vitet e do kujtohesh, simbol i gjallë në magjinë e filmit, do jesh tek ëngjëjt përkrah me shokët, po unë Rikard ku t’i coj lotët…”, recitoi mes lotësh Doçi. /albeu.com/


Shtuar 21.04.2020 10:44