Adoleshentet shqiptare kapen “mat”, donin të shkonin në Britani me letra të falsifikuara

Dy adoleshentet shqiptare nuk ia dolën të mashtronin policët kufitarë në Itali. Më 14 shkurt, ato u ndaluan për kontroll në aeroportin e Katanias pasi kishin një fluturim të dytë drejt Britanisë së Madhe.

Gjatë verifikimit të dokumenteve të pasagjerëve të fluturimit që do të nisej për Manchester, rreth orës 18:30 u bë ndalimi i vajzave.

Stafi i policisë së kufirit ajror në aeroportin e Katanias arrestoi dy shqiptaret e moshës 18 dhe 19 vjeçe.

Për t’iu shmangur kontrollit, vajzat i treguan rojeve kufitare dy karta identiteti greke që rezultuan false.

Përmes pajisjeve teknike, u zbulua se kishin bërë falsifikim dhe dokumentet shqiptare i mbanin të fshehura mes sendeve personale.

Gjyqtari në detyrë e vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të dy të huajave në përfundim të procedurave përkatëse.

Adoleshentet shqiptare kapen ‘mat’ nga rojet kufitare, donin të shkonin në Britani me letra të falsifikuara greke


Shtuar 15.02.2020 22:14