Abuzon me të miturën në dijeni të gruas, çifti shqiptar përfundon në burg

Një ngjarje e rëndë rapotohet se ka ndodhur në Drenas të Kosovës.

Një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një burrë i martuar, në dijeni të gruas së tij.

Kjo e fundit është arrestuar bashkë me abuzuesin, nën akuzë për moskallëzim krimi.

Partnerja e abuzuesit kishte qenë në dijeni të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ajo nuk e kishte treguar ngjarjen, para denoncimit nga të afërm të tjerë të vajzës.

Dy të dyshuarit thuhet se ishin në një lidhje dashurie, dhe viktima, ishte një e afërme e gruas.

Pas Denoncimit çifti është arrestuar me urdhër të prokurorit, ndërsa ndodhen në paraburgim.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thënë se është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, shkruan express.

“Lidhur me këtë rast, krejt çka mund të themi është se prokurori i Departamentit për të Mitur në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar”, – tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.


Shtuar 2.10.2020 14:26