Abuzoi më të miturën me aftësi të kufizuara, burg pa afat për 60 vjeçarin në Lezhë

Një 60 vjeçar në Lezhë është arrestuar dhe është dënuar me burg pa afat pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara.

Ditën e sotme, Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg pa afat shtetasin me iniciale V.N.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se i moshuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Por edhe pse nuk është faktuar ende nëse është abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren, në bazë të provave të paraqitura nga prokurori Erjon Shehaj, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masen e sigurisë burg pa afat. /albeu.com/


Shtuar 21.01.2020 18:27