Qeveria Rama rrëzoi sot Teatrin e bashkë me të vullnetin e shumë artistëve dhe qytetarëve që ishin kundër prishjes.
Portestuesit u përplasën me policinë të cilët nuk e kursyen dhunën ndërsa në një moment shihet ku aktori Ervin Bejleri përplaset me policët që e shtyjnë.
Ai shpreh gjithë indinjatën dhe revoltën e tij ndaj burrave me uniformë, të cilët sot shkelën mbi dinjitetin e tyre, duke zbatuar urdhrat mizorë të dyshes Rama-Veliaj.
Ndër të tjera ai dëgjohet të thotë
Erdhët në mes të natës si kusarë. Po s’keni turp more? A keni fëmijë në shtëpi? A keni fëmijë, a s’keni? Unë këtu kam ardhur për fëmijën tim. /albeu.com/