A është penduar për shembjen e Teatrit? Rama jep përgjigjen që pritej

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është i ftuar si i “pandehur” në Real Story.

Gjatë intervistës, Rama është pyetur nëse është penduar për shembjen e teatrit, nisur nga deklarata në Kuvend për ndërtimin e një teatri të njëjtë më atë që ishte, në një vend tjetër në Tiranë.

Rama u shpreh se nuk është penduar aspak duke deklaruar se TK duhej shembur me kohë.

“Nuk jam penduar aspak, ai duhej shëmbur shumë vite më parë…”


Shtuar 21.05.2020 19:18