“Jo nuk ulem. Miti i uljes se kryetarit të opozitës me kryeministrin zgjidh gjithçka, ka rënë. U provua”
Lulzim Basha është shprehur i gatshëm që nesër të zhvillojë zgjedhje të parakohshme dhe tha se PD do të luftojë me çdo formë për t’ia arritur diçka të tillë.
I pyetur nëse do të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar në lidhje me draftin e Reformës Zgjedhore, Basha u shpreh se nuk do të ketë më marrëveshje me Ramën.
“Jo nuk ulem. Miti i uljes se kryetarit të opozitës me kryeministrin zgjidh gjithçka, ka rënë. U provua. Unë ju përmbajta marrëveshjes së 17 majit dhe Edi Rama vodhi më shumë vota se kurrë më parë. Le mos ti kthehemi diçkaje që e kam bërë të qartë, nuk ka për të ndodhur diçka e tillë.”- u shpreh Basha duke rikujtuar marrëveshjen e 17 majit.